• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona gati të mbajë dyshen portugeze “Zhoao”, por me një kusht

12/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa pret të mbyllë rinovimin e kapitenit Serxhi Roberto, Barcelona ka vetëm dy lojtarë të tjerë të lidhur deri më 30 qershor, datë në të cilën skadojnë huazimet e tyre. Bëhet fjalë për dyshen portugeze Zhoao Kanselo dhe Zhoao Feliks që vazhdojnë të kenë lidhjet e tyre me Mançester Sitin dhe Atletikon e Madridit përkatësisht deri në vitin 2027 dhe vitin 2029.

16936029107164

Në nivelet e larta të Barçës ata mirëpresin vazhdimësinë e të dy lojtarëve për sezonin 2024-2025, por gjithnjë me një limit, për aq kohë sa ka kushte të përballueshme për të zgjatur huazimet. Nëse dy klubet e tyre që kanë dhe kartonin e lojtarëve nuk do të vendosin kushte të tjera, Barça është gati për bashkëpunim. Në të kundërt… Sot për sot është e vështirë të bësh një planifikim të qartë derisa klubi i Barçës do të arrijë të mësojë kufirin e vet për shkak të “fair-play” financiar të pagave të La Liga-s.

Duke pasur parasysh pasigurinë për muskujt financiarë që do të ketë Barça dhe prioritetin për pozicione të tjera, qëndrimi i Kanselos Feliks është ende në ajër edhe pse ata janë në një pozicion preferencial për të vazhduan bashkëpunimin me klubin katalanas. Në rastin e Kanselos, i cili do të mbushë 30 vjeç më 27 maj, performanca e tij ka pasur shumë luhatje, me një rënie të theksuar në këtë pjesë të fundit të sezonit. Kanselo dëshiron të qëndrojë te Barça pa asnjë dëshirë për t’u rikthyer në Mançester dhe në dhomat e zhveshjes ai vlerësohet shumë për lidershipin dhe karakterin e tij fitues. Bashkatdhetari i tij Zhoao Feliks (24 vjeç), në ndeshjet e rëndësishme ka ofruar një paraqitje të mirë. Ai ndihet mirë te Barça dhe klubi është i kënaqur me të.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sot akti i dytë final, Ylli-Trepça

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.