• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona gati të rinovojë me mesfushorin holandez, ceremonia e nënshkrimit nesër

14/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona dhe Frenkie de Jong do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku. Klubi katalanas pritet të njoftojë nesër zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin 28-vjeçar holandez, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2026. Sipas raportimeve nga Spanja, marrëveshja e re do të zgjasë edhe tri vite të tjera, duke e mbajtur De Jong-un në “Camp Nou” deri në vitin 2029.

Trajneri Hansi Flick e konsideron De Jong një element kyç në projektin e tij sportiv dhe e ka pasur si prioritet ruajtjen e grupit aktual të skuadrës. Pas muajsh të gjatë negociatash dhe jo me pak mospajtime mes palëve, marrëveshja është arritur më në fund.

Barcelona ka ftuar median për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që do të zhvillohet nesër, duke i dhënë fund çdo spekulimi mbi të ardhmen e holandezit. Në të kaluarën, De Jong ishte përmendur si objektiv i mundshëm për Interin dhe Napolin, por tashmë e ardhmja e tij është e sigurt: do të mbetet në Barcelonë.

 

Next Post

Tifozët “Kuq e Zi” bashkohen në protestën e së premtes në Tiranë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.