Një nga repartet ku Barcelona do i duhet të ndërhyjë patjetër gjatë merkatos së verës është padyshim edhe mbrojtja. Katalanasit kanë piketuar disa emra, një ndër ta zbulohet se është edhe ai i mbrojtësit të Juventusit, Andrea Cambiaso.
26-vjeçari është një titullar i rregullt te bardhezinjtë dhe te kombëtarja italiane. Cambiaso mund të mbulojë fare mirë të dy krahët e mbrojtjes, por në situata emergjente mund të luajë edhe si qendërmbrojtës apo mesfushor.
Verën e kaluar, italiani ishte shumë pranë transferimit te Man. City, por në fund lëvizja nuk u krye. Cambiaso është nën kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2029 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.
Teilen: