Sunday, 8. February 2026
Futboll

🔥 Barcelona gjen te Man. United mbrojtësin e duhur, kushton 55 milionë euro

GS 08/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Barcelona do të bëjë të paktën dy transferime me patjetër gjatë verës së ardhshme: një qendërmbrojtës dhe një sulmues.

Përsa i përket qendërmbrojtësit janë përmendur disa emra deri më sot si Nico Schlotterbeck, Goncalo Inacio, Alessandro Bastoni etj. “CaughtOffside” zbulon një tjetër emër që ka përfunduar në radarin e katalanasve.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Man. United, Lisandro Martinez, kontrata e të cilit me “Djajtë” skadon në vitin 2027, por sipas të gjitha gjasave ai do të largohet që këtë verë.

Klauzola e largimit për Martinez është 55 milionë euro, por për të mos rrezikuar largimin e tij falas një vit më pas, Manchester United mund të bëjë dhe një ulje çmimi.

Teilen: