• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona godet në cak, e transferon talentin gjerman

10/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar të martën transferimin e talentit gjerman, Noah Darvich.

16-vjeçari i është bashkuar Barcelonës nga skuadra e dytë e Freiburgut, ndërsa vlerësohet si talenti më i madh në Gjermani.

Darvich ka firmosur kontratë trevjeçare me Barcelonën dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurosh.

Thuhet se Barça ka paguar 5 milionë euro për kartonin e tij. Darvich luan në rolin e mesfushorit ofensiv, ndërsa si lojtar është zhvilluar në akademinë e Freiburgut.

Edhe pse është transferuar te Barcelona, Darvich në edicionin e ri, do të luajë për ekipin e dytë të Barçës për t’u zhvilluar edhe më shumë dhe për të qenë gati për ekipin e parë në të ardhmen e afërt.

Ai ka edhe 16 ndeshje të zhvilluara me ekipin U17 të Gjermanisë për të cilin ka shënuar 5 gola deri më tani.

Në garë për transferimin e tij, ishin edhe Chelsea, Manchester City e Paris Saint-Germaini por Darvich zgjodhi Barcelonën për ta vazhduar karrierën.

Next Post

Detaje të reja për huliganët e Dinamos: Të gjithë thanë të njëjtën fjali në pikat kufitare dhe grekët i besuan, pastaj ndodhën trazirat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.