• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona “harron” golat, por jo si të protestojë

24/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka hedhur hapat e saj të parë në La Liga dhe duket se e ka nisur me pedalin e gazit jo deri në fund. Këtë vit, ndryshe nga ai i mëparshmi, ndjesitë duken disi më ndryshe. Fillimi i fushatës aktuale ka një shije më të hidhur. Largimi i Dembelesë ka favorizuar këtë skenar disi gri.

barcelona

Pas dy ndeshjeve të para, ka një konsensus midis lojtarëve, bordit, trajnerit dhe tifozëve për atë që mungon: goli. Goli është elementi bazë i çdo ekipi kampion, i çdo fitoreje. Në garën për titullin në La Liga ka një shifër për numrin e golave të nevojshëm për mbërritur në majë. Vitet e fundit shifra është afër 70 gola. Këtë shifër shënoi Barça në sezonin 2022-’23 ku arriti të shpallej kampione. Levandovski, golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar me 23 rrjeta, ofron mesatarisht 20 gola në sezon. Një nga mbështetësit e tij, Dembele është larguar nga “anija”, duke i hequr Barçës 10 gola minimalisht. Kjo mund t’i japë një shtysë lojtarëve si Rafinja e të tjerë, por Barçës i nevojiten gola të garantuar dhe jo hipotetikë.

PROTESTAT – Por nëse Barçës i mungojnë golat në këtë nisje të sezonit, nga ana tjetër katalanasit nuk mbeten pas me protestat. Në dy ndeshjet e para në La Liga, kundër Getafes fillimisht dhe Kadizin të dielën e kaluar, katalanasit kanë kontestuar ashpër gjyqtarët. Në këto dy takime Barcelona bën llogaritë me dy penallti të mohuara. Dhe ndoshta këtë herë katalanasit kanë të drejtë, sepse si në rastin e Arauhos kundër Getafes ashtu në rastin e Lamin Jamal kundër Almerias kontaktet me kundërshtarët në zonë kanë qenë evidentë. Dy gabime, por që konfirmojnë dhe ecurinë e penalltive të klubit “blaugrana” në sezonin 2022-2023.

LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arb Manaj rikthehet në Kosovë, zyrtarizohet te Ballkani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.