Tuesday, 3. March 2026
Sport

Barcelona harron humbjen ndaj Chelsea-it-Fiton ndaj Alavesit në La Liga

GS 29/11/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka harruar humbjen e pësuar ndaj Chelsea-it në Champions,ku shënoi fitore ndaj Alaves në La Liga me rezultat 3:1.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi përmes Pablo Ibanez në minutën e parë,por Lamine Yamal riktheu në lojë Barcën në minutën e 8-të duke barazuar në 1:1.


Banner

Dani Olmo kaloi në epërsi Barcelonën për herë të parë në këtë ndeshje,duke kaluar në epërsi në 2:1 që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Barcelona mbajti kontrrolin e lojës,dhe në minutat shtesë Dani Olmo vulosi fitoren e katalunasve në 3:1.

Barcelona pas kësaj fitorjeje tubon 34 pikë pas 14 xhirove në La Liga,kurse Alaves mbetet në kuotën e 15 pikëve.

Teilen: