Me përfundimin e sezonit 2023-24, te Barcelona kanë nisur nga puna për të konsoliduar organikën për sezonin e ri.
Protagonisti i parë është Hèctor Fort, i cili rinovoi kontratën e tij këtë të martë deri në vitin 2026 në Ciutat Esportiva në prani të presidentit Joan Laporta, nënpresidentit sportiv, Rafa Yuste, drejtorit sportiv, Deco dhe menaxherit Joan Soler.
Duke qenë se nuk do t’i ketë mbushur 18 vjeç deri më 2 gusht, nuk mund të nënshkruajë për më shumë se tre sezone, por gjithçka është rënë dakord për të zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2029 kur të jetë në moshë madhore.
Kontrata e tij skadonte në vitin 2025 dhe kishte një klauzolë largimi prej 10 milionë eurosh.
Héctor Fort u bashkohet kështu lojtarëve të tjerë të rritur te La Masia si Pau Cubarsí, i cili nënshkroi deri në vitin 2027 më 9 maj me një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh.
Në tetor ishte Lamine Yamal që rinovoi deri në vitin 2026 me një klauzolë 1-miliardëshe. Sezoni tashmë ka nisur me rinovimin e Fermín López deri në vitin 2027 me një klauzolë prej 400 milionësh. Dhe pas Fort, lojtari i radhës i të rinjve që ka debutuar në ekipin e parë që do të duhet të rinovojë së shpejti është Marc Guiu, me të cilin tashmë ka negociata të avancuara.
Fort është një sulmues i krahut të djathtë, por performon mirë kur duhet të luajë në anën e majtë të mbrojtjes.
Fort ka luajtur dhjetë ndeshje zyrtare me ekipin e parë: shtatë ndeshje të kampionatit (katër si titullar), dy në Copa del Rey (një si titullar) dhe një në Champions League, ku debutoi zyrtarisht në Antwerp më 13 dhjetor. Ai ka dhënë tre asistime.