Saturday, 31. January 2026
Sport

Barcelona ka vendosur, Raphinha del në merkato

GS 18/12/2023 1 Min. Lesezeit

Pas më shumë se një viti nga nënshkrimi i tij, Raphinha nuk po arrin të bindë Barcelonën.

Braziliani provon në çdo ndeshje, por kontributi i tij me gola dhe asistime është shumë më i ulët se  sa pritej prej tij. Sipas gazetës “SPORT”, katalanasit do të mirëprisnin oferta për kartonin e tij.

Ka zëra nga Arabia që janë disa klube të interesuar për të, por edhe Manchester United ka shfaqur interes për të, dhe Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat.

Nga ana tjetër, Raphinha nuk dëshiron të largohet pasi dëshiron të fitojë trofe dhe të ketë sukses me një nga klubet më të mira në botë./h.ll/abcnews.al

Teilen: