• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 16, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

15/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën shtesë, Lozano i Racing Santanderit doli përballë portierit Joan Garcia dhe kur pati mundësinë të pasonte te bashkëlojtari i tij, u tregua shumë egoist e lakmitar dhe gjuajti vet duke i humbur mundësinë skuadrës të barazonte gjithçka me Barcelonën, në Kupën e Mbretit.

Në aksionin vijues, Lamine Yamal i dha vulën këtij takimi me golin e dytë të Barçës, që me rezultat 0:2, siguroi çerekfinalen në Copa del Rey.

Sikur një natë më parë kur u eliminua Real Madridi, edhe Racing kishte mundësinë të bënte senzacion, dhe së paku ndeshjen ta dërgonte në vazhdime, por rastin e humbur do ta vuaj gjatë Lozano.

Skuadra lidere e kategorisë së dytë të futbollit në Spanjë, u tregua kundërshtar i vështirë për katalunasit. Madje mysafirët ndeshjen e zhbllokuan pas 66 minutave përmes Ferran Torres.

Vendësit nuk u ndalën asnjëherë e madje shënuan dy herë, por që golat u anuluan për shkak të pozitës jasjtë loje.

Barça në çerekfinale, të hënën do ta mësoj rivalin në rrugën drejt gjysmëfinales, kur hedhet shorti për Kupën e Mbretit.

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.