Tuesday, 3. March 2026
Sport

Barcelona kërkon kthimin e madh ndaj Atleticos

GS 03/03/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka një mision të vështirë para vetes pasi synon ta eliminojë Atletico Madridin në gjysmëfinale të Kupë së Mbretit.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Madrid, Atletico fitoi 4:0 dhe me një këmbë është në finale të kësaj gare.

Dueli i kthimit luhet sot prej orës 21:00 në stadiumin “Camp Nou”, me Barcelonën që kërkon ta bëjë kthesën e madhe për ta prekur finalen e Kupës së Spanjës.

Madje, trajneri Hansi Flick ka paralajmëruar se Barcelona të pamundurën do ta bëjë të mundur dhe atë përballë Atletico Madridit.

Teilen: