• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona makineri goli, shënojnë 16 lojtarë pas gjysmës së sezonit

21/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja në transfertën e Unionistats Salamanka me shifrat 3-1 ka ringjallur frymën optimiste te kampionët e La Ligës. Humbja në Superkupën e Spanjës pllakosi pesimizmin te katalanasit, aq sa u përfol edhe largimi i trajnerit Ksavi Hernandez.

barcelona

Megjithatë, suksesi në fjalë ka nxjerrë në dritë të dhënë shumë interesante, e cila ka të bëjë me shënuesit në gjirin e Barçës. Pas gjysmës së sezonit, janë plotë16 lojtarë që e kanë nuhatur saktësisht portën mike në të gjitha garat.

GOLEADORËT-

Robert Levandovski mban lart “shiritin” e golave në grupin e Barçës me 12 finalizime. Edhe pse pritshmëritë janë në piedestal krahas, etapave pararendëse, polaku duket se e ka kapërcyer momentin e vështirë gjatë javëve të para. Ferran Torres ka shkuar në kuotën e 8 finalizimeve, për t’i lënë radhën në shkallën më të ulët të këtij “podiumi”, Zhoao Feliksit. Portugezi mbërriti pa shumë pretendime në “Spotify Camp Nou”, por e nisi me këmbë të mbarë aventurën.

Fillimi pozitiv rriti shpresën, por “zjarri” i luzitanit ka kaluar mes një kalvari ulje-ngritjesh. Ilaki Gyndoan e ka dërguar topin ne rrjetën mike më fanellë e Barçës në 3 raste pas zhvendosjes në aksin Mançester-Barcelonë. Po të njëjtën kuotë mbajnë edhe lojtarë të tjerë në skuadrën e Ksavi Hernandez, si Fermin Lopez dhe Serxhi Roberto.

Listën e mbyllin Jamal, Kunde Gavi, Pedri, Mark Guiu, Arauho, de Jong e deri tek i freskëti Alejandro Balde, i cili e bëri sefte në takimin e fundit. Të vetmit që janë ende në kërkim të golit, përveç portierëve janë Kristensen, Oriol Romeu, Markos Alonso, Inigo Martinez dhe transferimi i ri, Viktor Roke.

aa

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Në emocione të derbit të madh të Zvicrës, çfarë thotë reprezentuesi i Kosovës?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.