Thursday, 14. May 2026
Sport

Barcelona me mund të madh fiton ndaj Atletico Madridit 

GS 03/12/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka triumfuar me rezultat minimal 1:0 ndaj Atletico Madridit.

Një fitore me vuajtje por shumë e ëmbël. 

Në minutën e 28-të Joao Felix ka realizuar pas asistimit të Raphinhas. 

Në minutën e 80-të, Memphis Depay (Atletico Madrid) kreu goditjen e lirë nga rreth 20 metra por gjuajtja e tij në këndin e sipërm të djathtë paksa u ndal nga portieri Inaki Pena dhe më pas në tërthorëse. 

Pas javës së 15-të në kampionatin spanjoll, Real Madridi kryeson me 38 pikë, pasojnë Girona 38, Barcelona 34, Atletico Madridi 31, Athletic Bilbao me 28 pikë etj.

Teilen: