Sunday, 12. April 2026
Futboll

Barcelona me propozim të ri për Lewandowski-n, tani është radha e polakut të tregojë sa shumë e do këtë klub

GS 12/04/2026 1 Min. Lesezeit

Sipas asaj që bën të ditur “Mundo Deportivo”, Barcelona i ka propozuar Robert Lewandowski-t rinovimin e kontratës, edhe për një vit tjetër, por me kusht që polaku të pranojë një ulje të ndjeshme të rrogës që merr aktualisht.

Në këtë mënyrë, presidenti Joan Laporta ka mbajtur fjalën e dhënë para zgjedhjeve presidenciale ku deklaroi se Barcelona do të rinovonte me 37-vjeçarin.

Tani “topi” ka kaluar në anën e Lewandowski-t, i cili duhet të vendosë nëse do të pranojë kushtin e rinovimit të vendosur nga Barcelona apo do të largohet si lojtar i lirë diku tjetër.

Për polakun ka një interesim të jashtëzakonshëm, duke filluar nga Milan dhe Juventus në Serie A, e deri te skuadrat e Arabisë Saudite dhe ato të MLS-së. Madje, klubet amerikane dhe ato saudite janë të gatshmë t’i ofrojnë rrogë shumë herë më të madhe se ajo që merr aktualisht, por duket se polaku dëshiron ende të luajë në Europë.

Teilen: