Wednesday, 27. May 2026
Sport

Barcelona mendon për sezonin e ardhshëm, Tah përforcimi i parë për Hansi Flick

GS 13/02/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka siguruar blerjen e parë për sezonin 2025/26, duke shtuar një talent në organikë për të mbushur një boshllëk të rëndësishëm në skuadrën e Hansi Flick.

Jonathan Tah ka zgjedhur të bashkohet me skuadrën spanjolle, duke u larguar nga Bayer Leverkusen dhe do të vijë në Barcelonë si lojtar i lirë në verë, ka njoftuar Mundo Deportivo.

Tah, që është një lojtari i përfaqësueses gjermane, ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje te Barcelona. Qendërmbrojtësi ka marrë vendimin e tij përfundimtar dhe ka zgjedhur Barcelonën, ndëonëse për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar.

Teilen: