Tuesday, 31. March 2026
Sport

Barcelona mezi e mposhti ekipin e fundit në renditje 

GS 20/12/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona mezi ka shënuar fitore dhe duke ruajtur hapin për kreun e tabelës në kampionatin spanjoll.

Barcelona ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Almerias.

Futbollisti Raphinha në minutën e 33-të, Roberto në atë të 60-tën e 83-tën shënuan për Barcelonën dhe për Almerian realizuan Leo Baptistao (41′) e Gonzalez (71′).

Barcelona renditet në vend të tretë me 38 pikë pas 18 jave e ka një ndeshje më shumë e 6 pikë më pak se lideri Girona.

Almeria renditet në vend të 20-të me 5 pikë të mbledhura.

Teilen: