Tuesday, 3. November 2026
Sport

Barcelona mposht Aston Villan

GS 03/11/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ia ka shkaktuar humbjen e parë Aston Villas këtë sezon më Ligën e Kampionëve.

Pas tri fitoreve rresht, Aston Villa është ndalur në xhiron e katërt tè fazës së ligës.

Të martën mbrëma në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona mposhti 3:0 Aston Villan.

Një gol i Lamine Yamal në pjesën e parë dhe dy të tjerë nga Raphinha në të dytën konfirmuan fitoren bindëse të Barcelonës.

Tani, Barcelona ka nëntë pikë pas katër ndeshjeve në Champions sikurse Aston Villa.

Teilen: