• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona ndërmerr masa radikale ndaj yllit të skuadrës

30/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marc-Andre Ter Stegen po përballet me një të ardhme shumë të pasigurt te Barcelona, dhe ai mund të bëjë një hap tjetër drejt largimit në javët në vijim. 

Klubi dëshiron ta largojë, por pavarësisht se tashmë e ka zëvendësuar me blerjen e re Joan Garcia, realizimi i këtij qëllimi nuk është aspak i lehtë. 

Disa raportime kanë theksuar se Barcelona dëshiron ta largojë për të liruar hapësirë në listën e pagave, por portieri 33-vjeçar është i vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e titullarit sezonin e ardhshëm, megjithatë, ai ka treguar disa sinjale se mund ta pranojë largimin, por vetëm në kushtet e tij. 

Sipas Mundo Deportivo, ka anëtarë të hierarkisë së klubit që kërkojnë që Ter Stegenit t’i hiqet shiriti i kapitenit të parë të ekipit. 

Ai është aktualisht kapiteni kryesor, përpara Frenkie de Jong, Ronald Araujo dhe Raphinha, por duke qenë se nuk pritet të ketë rol të rëndësishëm sezonin e ardhshëm nëse qëndron, ekziston bindja se nuk duhet ta mbajë më këtë përgjegjësi. 

Vendimi përfundimtar për këtë do t’i takojë trajnerit Hansi Flick, i cili gjithashtu do të vendosë se kush do të jetë portieri titullar i Barcelonës sezonin që vjen. 

Nëse Ter Stegen hiqet nga kapitenët, Inigo Martinez është përfolur si një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar në grupin e kapitenëve.

Barcelona ende nuk ia ka komunikuar qëndrimin e saj zyrtarisht Ter Stegen, i cili aktualisht është me pushime para nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri në korrik.

Next Post

Rekord “i çmendur” i Laszlo Szasz në Kullë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.