• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona në delir, Laporta konfirmon Flikun dhe premton: Nuk ndalemi!

17/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona tashmë po shikon drejt së ardhmes pas fitimit të titullit në La Liga në derbin kundër Espanjolit. Pas natës së festimeve për kampionatin, të 28-tin në histori, presidenti i klubit, Joan Laporta, dha një intervistë të premten për programin “El Món a RAC1”, ku konfirmoi lajmin për rinovimin e kontratës së Hansi Flik deri në vitin 2027.

flik laporta

“Jemi shumë të kënaqur me punën që po bën Hansi. Ai ka arritur t’i ndryshojë gjërat dhe të rikthejë shpirtin konkurrues të ekipit. Ne kemi folur tashmë për këtë, Deko do ta finalizojë atë dhe së shpejti do ta bëjmë zyrtar rinovimin e tij”, tha Laporta, dukshëm i kënaqur me drejtimin e ekipit nga trajneri gjerman.

Presidenti shtoi: “Unë i jap atij një përqindje shumë të lartë të suksesit të ekipit. Ai ka rigorozitet, disiplinë, forcë mendore, ndjeshmëri të veçantë… ai i ka bërë të gjithë të ndihen të rëndësishëm. Ai është një nga çelësat e suksesit të sezonit. Ai është i lumtur në klub, i kënaqur, po kalon një kohë të mirë, po e shijon… Ai është shumë i emocionuar për projektin dhe na ka thënë se po përjeton një nga fazat më të bukura të karrierës së tij”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Crystal Palace shtang Manchester Cityn, fiton Kupën e Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.