Sunday, 1. February 2026
Sport

Barcelona në pozita të vështira, katalanasit rrezikojnë vendin në botërorin e klubeve

GS 16/12/2023 1 Min. Lesezeit

Humbjet në Antverp dhe në Hamburg në Ligën e Kampioneve, kanë vështirësuar pozitën e Barcelonës, shanset e të cilës për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve (formati i ri me 32 skuadra) në vitin 2025 janë reduktuar. Në formatin e ri, do të jenë 12 klube që përfaqësojnë Europën.

BARCELONA

Nëse Barcelona nuk fiton Champions-in, që do t’u jepte atyre një biletë direkte (siç kanë Çelsi, Reali dhe Siti), asaj do t’i duhet të fitojë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur në pjesën e mbetur të sezonit në kompeticionin kontinental, për të siguruar një biletë në një luftë të hapur me Atletikon e Madridit. Kujtojmë se një vend mund të çojë deri në dy skuadra në Botërorin e Klubeve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: