• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona, një “përbindësh” me sulmin më të frikshëm në botë

13/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gavi, Pedri, Balde, Rafinja… të gjithë te Barcelona janë shprehur se kjo skuadër mund t’i shkojë deri në fund të gjitha kompeticioneve, pas fitores 3-1 ndaj Benfikës në 1/8-tat e finaleve në Champions.treshjaNjë qëndrim unison që e ka një bazë. Ajo është te forca e jashtëzakonshme sulmuese e Barcelonës. Për momentin nuk ka asnjë treshe sulmuese kaq shkatërruese dhe efektive sa ajo e Barcelonës. Asnjë ekip nuk mund të krahasohet me numrat e Robert Levandovskit, Rafinjës dhe Lamin Jamal.

Shifra që vijojnë të rriten pas çdo ndeshjeje, siç u evidentua edhe të martën ndaj Benfikës me tre gola dhe një asistim më shumë: dy gola nga Rafinja, një nga Jamal dhe një asist nga ky i fundit. Lojtari që e bëri “pushim” këtë herë, ishte Levandovski. Mes tyre, tre sulmuesit e Barcelonës kanë shënuar 73 gola dhe kanë asistuar në 39 raste në këtë sezon! Nuk ka asnjë treshe tjetër sulmuesish që u afrohet këtyre shifrave. Për të dhënë një shembull, treshja e Realit të Madridit, e përbërë nga Mbape, Vinicius dhe Rodrigo, duhet të “kënaqet” me 61 gola dhe 23 asistime, ose 12 gola më pak dhe 16 asistime më pak se treshja e rivalëve historikë.

Në fakt, nga të tre, vetëm Vinicius ka shifra të dyfishta në gola dhe asistime, përkatësisht 19 dhe 11, ndërsa dy të tjerët janë më egoistë në këtë kuptim: Mbape (28 gola dhe 5 asistime) dhe Rodrigo (14 gola dhe 7 asistime). Të tre sulmuesit e Barcelonës kanë ndarë mes tyre 58% të golave të shënuar në këtë sezon nga Barcelona (125), një shifër që e bën shumë të qartë rëndësinë e lojës sulmuese në filozofinë e Hansi Flik. Një gjë që konfirmohet edhe nga fakti se të gjithë lojtarët në skuadër kanë shënuar, me përjashtim natyrisht të portierëve, si dhe Ansu Fatit e Andreas Kristensen, që kanë luajtur fare pak.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Miratohet projekti i FFK-së në HatTrick

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.