• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona, një skuadër “baballarësh” dhe “fëmijësh”

27/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Unë nuk shoh moshën”! Kjo është një shprehje që trajneri i Barcelonës, Hansi Flik e ka artikuluar jo pak në këto dy muaj të parë si teknik i ekipit. Trajneri gjerman i është referuar lojtarëve të rëndësishëm në skuadër. Ai i është referuar yjeve të rinj në shpërthim, Mark Bernal, Lamine Jamal (17 vjeçarë), por dhe veteranëve mes të cilëve golashënuesi më i mirë i ekipit, Robert Levandovski (36 vjeç).

1684394029.0

Trajneri gjerman, ashtu si Ksavi, nuk e shikon moshën e lojtarëve kur vendos për njëmbëdhjetëshen që do të hedhë në fushë. Dhe basti po funksionon në mënyrë të përsosur për të. Të paktën në dy takimet e para, ku Barcelona ka arritur po aq fitore. Levandovski, i cili mbushi 36 vjeç të mërkurën e kaluar, ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit: tre gola në dy ndeshje.

Ai shënoi dy herë në “Mestalla” kundër Valencias, si dhe golin e fitores të shtunën e kaluar kundër Bilbaos. Në nisjen më të mirë të sezonit prej tij që nga sezoni 2019-2020, polaku ka përçuar një mesazh të qartë për rivalët e tij në garën për “Këpucën e Artë” në La Liga. Por nuk është vetëm Levandovski ai që ka shënuar një fillim të shkëlqyer të sezonit.

Në një nivel të mirë janë edhe veteranët e tjerë të skuadrës si kapiteni Ter Shtegen (32 vjeç) dhe kapiteni i pestë, Rafinja (27). Kjo përvojë e veteranëve, që dinë të diktojnë lojën e Barcelonës, përzihet në mënyrë të përkryer me përkushtimin ndaj talenteve të rinj që po shfaq ish-trajneri i Bajernit të Mynihut. Mark Bernal, 17 vjeç, ishte titullar në dy ndeshjet e para dhe gjithçka tregon se ai do të vazhdojë të jetë i tillë edhe sonte në mbrëmje në Vajekas.

Ashtu si Kubarsi dhe Lamine Jamal, të cilët janë në të njëjtën moshë me të, por që e kanë fituar statusin e tyre që në sezonin e kaluar. Po kështu, futbollistë të tjerë të rinj si Kasado (20), ose Hektor Fort (18) apo Pau Viktor (22) do të jenë të pranishëm këtë sezon me Flik.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Koha për operacionin fshesa te Juventusi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.