• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona nuk është e varur nga Yamal, Flick ka një skuadër të plotë

19/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga synimet kryesore të çdo trajneri është të ketë një skuadër konkurruese edhe pa lojtarët më të rëndësishëm. Hansi Flick duket se ka marrë përgjigjen që donte: Barcelona e tij triumfoi në transfertën e vështirë ndaj Newcastle-it edhe pa ‘yllin’ më të madh, Lamine Yamal.

Para ndeshjes, Flick kishte deklaruar me qetësi: “Nuk jam i shqetësuar, në skuadër kemi Marcus Rashford”. Dhe sulmuesi anglez e justifikoi plotësisht besimin e trajnerit, duke realizuar dy gola vendimtarë që u dhuruan katalanasve fitoren e parë këtë sezon në Champions League.

Kjo paraqitje ka larguar dyshimet për një varësi të Barcelonës nga Yamal. Ekipi tashmë ka treguar se mund të fitojë edhe pa numrin 10, ashtu siç ndodhi më herët kundër Brest në Champions apo përballë Barbastro, Getafe dhe Unionistas në Kupën e Mbretit. Në kampionat, mungesa e Yamal kishte peshuar më shumë, me një barazim ndaj Celtas dhe humbje kundër Atletico Madridit dhe Real Sociedadit.

Suksesi ndaj Newcastle-it forcon idenë se Barcelona ka një kontingjent të plotë dhe të balancuar. Rashford jo vetëm që i dha mundësinë Flick-ut të kursejë Raphinha-n dhe Yamal-in, por gjithashtu tregoi se di të përgjigjet në momentet më të vështira, me cilësi dhe personalitet.

Dy fitore radhazi pa Lamine Yamal janë një sinjal i fortë: ekipi i Flick nuk është më i varur nga një ‘yll’ i vetëm, por ka një skuadër solide dhe fleksibël, të gatshme të konkurrojë denjësisht në të gjitha frontet.

Next Post

Shumë klube në Evropë pas Albion Rrahmanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.