• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona nuk gabon në Beograd

03/02/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Të premten është mbyllur java e 25-të e Euroligës së basketbollit për meshkuj dhe sportdashësit shqiptarë kanë patur mundësi të shijojnë të fundit e 4 sfidave më të spikatura të kësaj jave, teksa superdueli që u zhvillua në Beograd, midis Crvena Zvezdës dhe Barcelonës erdhi drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport. Kjo përballje, që vuri përballë vendasit e mesit të renditjes me katalanët e vendit të dytë, ka parë një 10-minutësh të parë të luftuar, por është skuadra mike që do të arrijë ta fitojë atë me shifrat 18-17.

10-minutëshi i dytë ka qenë edhe më i mirë për Barcelonën, e cila e fiton atë me 12 pikë epërsi, 27-15, dhe shkon kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 13 pikë epërsi, 44-29. Ndonëse reagimi i Crvena Zvezdës do të vijë në 10-minutëshin e 3-të, skuadra katalane vazhdon ta administrojë epërsinë, pasi ky fraksion loje është mbyllur në barazim 19-19, dhe Barcelona ruan epërsinë prej 13 pikësh, në shifrat 64-51, pas një gjysmë ore lojë.

Edhe pse 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit është fituar nga skuadra beogradase me shifrat 25-21, Barcelona e mbron fitoren deri në fund dhe e merr gjithë ndeshjen me rezultatin 85-76. Kështu, mbyllet një maratonë 4-ditore e supersfidave në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që ka marrë për 3 sezone ekskluzivitetin e veprimtarisë më prestigjioze të koshit kontinental të meshkujve. 

Next Post

Këto janë 4 duelet në Kupën e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.