Një nga përforcimet kryesore që do të bëjë Barcelona gjatë verës së ardhshme është afrimi i një qëndërmbrojtësi me përvojë dhe aftësi prej lideri. Emri i parë në listë është ai i Alessandro Bastonit, i preferuari i Hansi Flick.
Por, transferimi i Bastonit nuk do të jetë aspak i lehtë për katalanasit, pasi Inter nuk do të hiqte dorë prej italianit për një shifër jo më pak se 80 milionë euro.
Në rast se nuk arrihet Bastoni, Barcelona do të tentojë për një tjetër italian, Riccardo Calafiori. Mediet pranë klubit katalanas bëjnë me dije se 23-vjeçari i Arsenalit po ashtu konsiderohet si një alternativë e mirë për qendrën e mbrojtjes.
Transferimi i Calafiorit duket më i arritshëm sesa ai i Bastonit, duke ditur që italiani nuk është një titullar fiks te londinezët dhe po luan një rol dytësor. Aq më tepër që Mikel Arteta e aktibizon në krahun e majtë dhe jo në pozicionin e tij natyral, në qendër të mbrojtjes.