Tuesday, 2. June 2026
Futboll

Barcelona nxjerr në shitje Jules Kounde, Flick gjen direkt zëvendësuesin

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Jules Kounde mund të jetë një nga largimet e mëdha të Barcelonës gjatë merkatos së verës. Mundo Deportivo bën me dije se drejtuesit e klubit katalanas kanë vendosur të dëgjojnë ofertat që do të vijnë për mbrojtësin francez dhe nëse ndodnjë prej tyre do të përshtatet me shifrën që ata kërkojnë, atëherë Koundes do të shitet.

Për 27-vjeçarin ka interes nga Manchester United dhe Chelsea, por deri tani nuk ka apsur ende ofertë zyrtare. Barcelona e vlerëson mbrojtësin 65-70 milionë euro.

Largimi i Koundes nuk do të krijonte ndonjë boshllëk te Barcelona sepse Hansi Flick mund të përdorë Eric Garcia në krahun e djathtë. Nuk përjashtohet as mundësia për të ndërhyrë në merkato për këtë pozicion ku janë përmendur emra si Daniel Munoz, Pedro Porro, Denzel Dumfries etj. Në fakt, holandezi po përflitet për një transferim të mundshëm te Real Madrid.

Teilen: