Saturday, 25. April 2026
Sport

Barcelona pa De Jongun e Pedrin kundër Napolit

GS 04/03/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës do t’i ketë dy mungesa të rëndësishme për ndeshjen e kthimit kundër Napolit në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Shkaku i lëndimit, mesfushorët Frenkie De Jong dhe Pedri nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez për duelin e kthimit.

Ndeshja ku është do të përcaktohet skuadra që avancon në çerekfinale të Championsit, do të zhvillohet të martën prej orës 21:00 në Spanjë.

Dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave që u luajt para dy javës në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli, përfundoi me rezultatin 1:1.

Teilen: