Barcelona do të paraqesë një ankesë në UEFA për situatës kontroverse në minutën e 54-t në ndeshjen kundër Atletico Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Portieri i Atleticos, Juan Musso nisi topin te mbrojtësi Marc Pubil, i cili ndali me dorë topin dhe e nisi sërish topin nga porta. As gjyqtari rumun Istvan Kovacs e as nga dhoma e VAR-it nuk pati ndërhyrje, gjë që e detyroi trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick të reagoj në një intervistë pas ndeshjes.
“Një prekje e qartë me dorë”, tha gjermani, i cili kritikoi VAR-in për mosndërhyrje. “Është e pabesueshme. Të gjithë bëjmë gabime, por në një situatë të tillë?”, thotë Flick.
Barcelona e humbi 2:0 ndeshjen e parë, ndërsa pas një javë përballet në Madrid kundër Atleticos.
Ankesa mund të mos ketë efekt. Por mund të ketë pasoja për gjyqtarin Kovasc.