Barcelona e ka shënjestruar Mason Greenwood.
Klubi katalonas është joshur nga paraqitjet e anglezit që është në huazim te Getafe në La Liga.
Greenwood nuk luajti futboll për një kohë të gjatë për shkak të skandalit me ish-të dashurën e tij.
Manchester United e pezulloi nga detyra, teksa ai shkoi në huazim te Getafe në fillim të sezonit 2023/24.
Përveç Barcelonës, ka edhe klube tjera evropiane të interesuara për shërbimet e 22-vjeçarit.