Në orën 18:45 në “Camp Nou” fillon ndeshja e kthimit në Champions League mes Barcelonës dhe Newcastle, për të përcaktuar çerekfinalistin e pestë. Në “St.James’Park”, ndeshja e parë u mbyll në barazim 1-1, ku katalanasit barazuan me një penallti në minutën e fundit shtesë.
Hansi Flick ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Për Barcelonën mungojnë të dëmtuarit si Alejandro Bale, Frenkie de Jong, Jules Kounde dhe i zakonshmi Andreas Christensen. Mungesa më e madhe për “Qymyrxhinjtë” është Bruno Guimaraes, i dëmtuar.
NEWCASTLE XI: Ramsdale; Trippier, Thiaw, Burn, Hall; Tonali, Joelinton; Ramsey, Elanga, Barnes; Gordon
BARCELONA XI: Joan García; Eric García, Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo; Marc Bernal, Pedri; Lamine Yamal, Fermín López, Raphinha; Ferran Torres