Tuesday, 3. March 2026
Sport

Barcelona përmbys Atleticon dhe vazhdon e vetme kryesimin

GS 02/12/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona mposht Atleticon e Madridit me shifrat 3-1, duke u shkëputur e vetme në krye të La Ligës.

Atletico kaloi e para në avantazh, por katalanasit e përmbysën me 3 gola të Raphinës, Olmos dhe Torres.

Me këtë fitore skuadra e Hansi Flick ngjitet në kuotën e 37 pikëve, 4 më shumë se Reali që ka një ndeshje më pak.

Atletico mban vendin e katërt me 31 pikë.

Teilen: