Saturday, 24. October 2026
Futboll

Barcelona po mendon që tani për zëvendësuesin e Flick. Dalin dy emra në skenë, shumë të dashur për tifozët katalanas

GS 24/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se Hansi Flick është nën kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2028, drejtuesit e klubit katalanas po mendojnë që tani për pasuesin e trajnerit gjerman.

Sipas Sport, Cesc Fabregas është emri kryesor që po konsiderohet nga Barcelona për të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Flick. Ish-mesfushori po tregon aftësitë e tij tashmë edhe si trajner, ku po korr sukses të padisikuteshëm te Como.

Emri tjetër, që padyshim është surprizë më vete, është Sergio Busquets. Ish-mesfushori “vari këpucët në gozhdë” më pak se një vit më parë, por tashmë ka filluar karrierën e tij si trajner, duke shërbyer si asistent i Juliano Bellettit në ekipin e dytë të Barcelonës. Klubi ka besim se ai do të jetë një trajner i madh, ndaj po konsiderohet ai një alternativë e mundshme për të qenë pasuesi i Flick.

Teilen: