Monday, 13. April 2026
Sport

Barcelona poston imazhe të çuditshme, tifozët besojnë në rikthimin e Messit

GS 07/10/2023 2 Min. Lesezeit

Barcelona ka zgjuar debat pasi postoi një seri të pazakontë imazhesh në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

Tifozët e klubit i kanë lidhur këto postime me një rikthim të mundshëm të Lionel Messit, shkruan lajmi.net.

  

Messi u largua nga “Camp Nou” në 2021 pasi klubi thjesht nuk mund të përballonte të paguante pagat e tij mes vështirësive të mëdha financiare.

Gjithsesi, një rikthim në Spanjë është përfolur gjithmonë me fansa që duan ta shohin argjentinasin të vesh edhe një herë të fundit fanellën e Barcelonës.

Vetë klubi ka shtuar këto diskutime, duke postuar katër imazhe të krijuara nga AI në llogarinë e tyre në Instagram, ku është shfaqur në mënyrë të fshehtë festimet ikonike të Messit të përbërë nga planetë dhe yje në qiellin e natës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)

Messi ka kontratë me Inter Miami deri në vitin 2025, por ka të gjitha mundësitë që ai të kthehet në Evropë si huazim kur të përfundojë sezoni i MLS , ashtu siç bënë David Beckham dhe Robbie Keane një dekadë apo më shumë më parë.

Dëmtimi mund ta mbajë atë jashtë play-off-it të MLS-së, në rast se Miami do të arrijë atë, që do të thotë se do të kalojë pak kohë para se të kthehet në fushë në Amerikë, duke e bërë relativisht të mundshëm një rikthim kalimtar evropian. /Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: