Barcelona dhe Paris Saint-Germain përballen sonte në një ndeshje të zjarrtë të Ligës së Kampionëve, me të dyja skuadrat që vuajnë mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh.
Te katalanasit, rikthimi i Lamine Yamal dhe Alejandro Balde është një lajm i mirë për trajnerin Hansi Flick, por mungesat e mëdha mbeten: Joan Garcia, Marc-André ter Stegen, Raphinha, Gavi dhe Fermin Lopez. Marcus Rashford pritet të nisë nga minuta e parë, pas paraqitjes së shkëlqyer kundër Neëcastle.
Nga ana tjetër, PSG nuk do të ketë në dispozicion Ousmane Dembele, Marquinhos, Khvicha Kvaratskhelia dhe Desire Doue. Luis Enrique rikuperon Joao Neves dhe Vitinha, ndërsa Hakimi dhe Pacho pritet të rikthehen në mbrojtje. Në sulm do të udhëheqin Barcola dhe Gonçalo Ramos.
Një duel i veçantë pritet mes Lamine Yamal dhe Nuno Mendes, që mund të përcaktojë fatin e ndeshjes.
Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Barcelona (4-2-3-1): Szczesny; Kounde, Araujo, Cubarsi, Martin; Pedri, De Jong; Yamal, Olmo, Rashford; Leëandoëski
PSG (4-3-3): Chevalier; Hakimi, Zabarnyi, Pacho, Nuno Mendes; Fabian Ruiz, Joao Neves, Vitinha; Zaire-Emery, Ramos, Barcola