Sunday, 10. May 2026
Futboll

Barcelona-Real M, formacionet zyrtare. “Sherrxhiu” e nis nga minuta e parë

GS 10/05/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në El Clasico-n e fundit për këtë sezon. Katalanasve iu duhet vetëm një pikë ëpr të siguruar zyrtarisht titullin kampion. Ndërkohë që situata te Real Madrid ka qenë shumë e tensionuar javën e fundit dhe madrilenët vijnë me shumë mungesa këtë takim.

Për Barcelonën mungojnë Lamine Yamal dhe Andreas Christensen. Për Real Madridin mungojnë: Dani Carvajal, Dani Ceballos, Eder Militao, Ferland Mendy, Arda Guler, Rodrygo, Federico Valverde dhe Kylian Mbappe. Protagonisti i sherrit të bujshëm brenda ekipit, Aurelien Tchouameni e nis nga minuta e parë.

BARCELONA XI: Joan Garcia; Eric Garcia , Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo; Pedri, Gavi ; Rashford, Dani Olmo, Fermín; Ferran Torres

REAL MADRID: Courtois; Trent Alexander-Arnold, Rüdiger, Huijsen, Fran García; Camavinga, Tchouameni , Bellingham; Brahim, Gonzalo , Vinicius Jr

Teilen: