Barcelona thuhet se ka refuzuar mundësinë për të marrë Neymar në huazim si pjesë e marrëveshjes që dërgon Ousmane Dembele në Paris Saint-Germain.
Neymar Jr ka kontratë me gjigantin francez deri në verë të vitit 2025.
Megjithatë, së fundmi është përfolur për një largim të mundshëm nga ‘Parc des Princes’.
Braziliani ishte i lidhur me një rikthim në Barcelonë, por kjo nuk pritet të ndodhë.
Sipas raportimeve nga ‘Goal’ katalanasit kanë refuzuar mundësinë e transferimit të Neymar edhe në formë huazimi.
Kështu Neymar pritet të vazhdojë karrierën në Ligue 1./Lajmi.net/