Newcastle-Barcelona është ndarë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “St.James’Park”, e vlefshme për takimin e parë për fazën e 1/16-ve. Newcastle vjen pas eliminioi në play-off Qarabag, ndërsa Barcelona si një nga 8 ekipet më të mira të fazës së parë.
Sfida u zhbllokua në minutat e fundit. Në minutën e 86-të ishte Harvey Barnes ai që kaloi në avantazh vendasit, pas asistit të marrë nga Jacob Murphy. Në minutën e fundit shtesë, Barcelona fiton një penallti, pas një faulli brenda në zonë të Malick Thiaw ndaj Dani Olmo.
Godet Lamine Yamal, topi përfundon në rrjetë. Rezultati final 1-1, kualifikimi do të vendoset pas një javë në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”.
Teilen: