Wednesday, 29. April 2026
Futboll

Barcelona shpreson që Tottenham të përfundojë në Championship dhe ka një arsye të fortë për këtë gjë

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

Tottenham po përjeton sezonin më të vështirë në historinë e tij në Premier League, pasi kur duhen edhe 4 javë nga fundi i sezonit është drejt rënies në Championship.

Në rast se londienzët do të bien një kategori më poshtë, ekipi aktual do të shpërbehet, pasi shumë nga yjet e tanishëm, sigurisht që do të largohen në verë.

Një nga klubet që po shqyrton disa yje të Tottenham me mundësinë për t’i transferuar në verë është Barcelona. Katalanasit po ndjekin të paktën 5 lojtarë të Tottenham, duke nisur nga qendra e mbrojtjes me Micky van de Ven dhe Cuti Romero, për të vazhduar me Pedro Porro në krahun e djathtë, mesfushorin suedez Lucas Bergvall dhe anësorin holandez Xavi Simons, i cili ka dalë pikërisht nga akademia e Barcelonës.

Teilen: