Friday, 10. April 2026
Futboll

Barcelona shqetësohet për titullarin, ka rënie të dukshme me sezonin e kaluar

GS 10/04/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona shqetësim të madh për formën e fundit të mbrojtësit Jules Kounde, pas një rënieje të dukshme në performancat e tij këtë sezon futbollistik.

Sipas gazetës katalanase Mundo Deportivo, paraqitja e mbrojtësit francez gjatë humbjes 2-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ka ngritur pikëpyetje brenda klubit.

Drejtuesit e Barcelonës kanë vlerësuar se Kounde hasi vështirësi në përballjen me Matteo Ruggeri, duke i lënë kundërshtarit hapësira të konsiderueshme për të dërguar topa në zonë.

Gjithashtu, klubi ka konstatuar një rënie në nivelin e lojës së 26-vjeçarit krahasuar me sezonin e kaluar, kur ai shihej si një nga elementët më të qëndrueshëm dhe të besueshëm të skuadrës.

Teilen: