• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona shumë afër transferimit të parë të verës për 25 milionë euro

01/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona mund të ketë probleme financiare, por duket se do të kompletojë blerjen e parë të merkatos verore në ditët në vijim.

Nuk është sekret që Barcelona është shumë e interesuar për të firmosur me portierin Joan Garcia nga rivali lokal Espanyol.

24-vjeçari u konsiderua gjerësisht si portieri më i mirë në La Liga sezonin e kaluar dhe, pas kësaj, një numër klubesh nëpër Europë kanë shfaqur interes për të – përfshirë edhe skuadrat si Arsenal dhe Manchester City.

Megjithatë, Barcelona është në krye të garës për të nënshkruar me Garcian, pasi Espanyol nuk ka fuqi për ta ndaluar transferimin për shkak të klauzolës së lirimit prej 25 milionë eurosh që ka lojtari.

Sipas Fabrizio Romano, negociatat për kushtet personale janë në një fazë të avancuar.

Barcelona është e vetëdijshme për interesin e treguar nga Liga Premier për Garcian dhe duke qenë se nuk mund të konkurrojë financiarisht me skuadrat si Arsenal, Manchester City dhe Newcastle, po shtyn përpara me shpresën që të arrijë marrëveshjen brenda pak ditësh.

Transferimi i Garcias do të sjellë largimin e Marc-Andre Ter Stegen

Efekti i drejtpërdrejtë i ardhjes së tij është se kampionët e La Ligas po kërkojnë të shesin kapitenin e skuadrës, Marc-Andre Ter Stegen.

Portieri gjerman pritet të jetë portieri i tretë në hierarki sezonin e ardhshëm, pas Garcias dhe Wojciech Szczesnyt, dhe për këtë arsye ekziston dëshira për ta larguar atë shkaku i pages së lartë./

Next Post

Tjetër lider largohet nga Partizani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.