“TEAMtalk” por edhe medie të tjera të ndryshme bëjnë me dije se Marcos Senesi sipas të gjitha gjasave do të luajë për Barcelonën duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Qendërmbrojtësit argjentinas i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe do të alrgohet si lojtar i lirë nga Bournemouth.
Për 28-vjeçarin ka një interes të madh nga disa klube të njohura si Juventus, Dortmund, Atletico Madrid apo edhe klube brenda Premier League, por mesa duket lojtari ka zgjedhur të transferohet te Barcelona.
Hansi Flick ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje. Katalanasit e shohin si një mundësi të mirë transferimin e Senesi, duke ditur që do të vijë si lojtar i lirë.
Teilen: