Mbrojtësi i Gjermanisë, Jonathan Tah do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.
Mediumet e huaja kanë raportuar të enjten se Barcelona, tashmë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Tah, i cili aktualisht është pjesë e Bayer Leverkusenit.
Tah te Barcelona do të transferohet në verë si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit aktual, atij i skadon kontrata me Leverkusenin.
Detajet e marrëveshjes do të bëhen publike në janar kur Tah do të firmos parakontratën me Barcelonën dhe të njoftoj largimin e tij nga ekipi gjerman me të përfunduar sezoni.
Tah 28-vjeçar është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar jo vetëm në Bundesligë, por edhe në Evropë kurse pjesë e Leverkusenit është prej vitit 2015.
Ai me Leverkusenin u shpall kampion i Gjermanisë sezonin e shkuar, ndërsa ka edhe 33 paraqitje me kombëtaren gjermane.