• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona siguron të ardhmen, blen yllin e ri të futbollit gjerman

04/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kubi i Barcelonës nuk po mendon vetëm për të tashmen dhe për të përforcuar skuadrën e Çavit, por edhe për të ardhmen afatgjatë. Katalanasit kanë transferuar nga klubi i Fraiburg atë që cilësohet si talenti i ri i madh i futbollit gjerman, Noah Darviç.

davic

Fabrizio Romano bëri të ditur se është arritur akordi mes palëve dhe lojtari 16-vjeçar, i cili u shpall Kampion Europe me Gjermaninë U17, transferohej në Spanjë te katalanasit. Pavarësisht krizës financiare që po kalon klubi, ata kanë paguar 3 milionë euro për kartonin e Darviç si dhe 2 milionë euro të tjera janë vendosur si klauzola të ndryshme që mund të paguhen në të ardhmen.

Futbollisti ofensiv vlerësohet si një lojtar me të ardhme të sigurt në nivelet më të larta dhe Barcelona është vënë në lëvizje për t’u paraprirë gjigandëve të tjerë europianë që kishin hedhur sytë nga ky futbollist. Ai do të integrohet me ekipet e moshave dhe me skuadrën B të Barcelonës, por duke pasur gjithmonë vëmendjen e Çavit që mendohet se do ta grumbullojë shpesh me ekipin e parë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pastruesi që punonte në stadiumin e Inter Miami u pushua nga puna, shkak bëhet Messi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.