Friday, 6. November 2026
Sport

Barcelona synon përforcimin e mbrojtjes, Deco piketon futbollistin e Atleticos

GS 05/11/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona ka nisur të shqyrtojë mundësitë për përforcimin e repartit defensiv, ndërsa drejtori sportiv Deco ka identifikuar mbrojtësin e Atletico Madridit, Marc Pubill, si një kandidat të mundshëm për transferim.

Sipas mediumit katalunas “El Nacional”, Pubill është një emër që pëlqehet nga drejtuesit e Barcelonës, sidomos për shkak të fleksibilitetit të tij në fushë.

Mbrojtësi 1.90 metra i gjatë mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke i ofruar trajnerit Hansi Flick më shumë alternativa taktike.

Megjithatë, realizimi i këtij transferimi nuk pritet të jetë aspak i lehtë. Atletico Madridi e konsideron Pubillin pjesë thelbësore të projektit të Diego Simeones dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga shërbimet e tij.

Sipas raportimit, klubi madrilen do të kërkonte një shumë të konsiderueshme parash për të marrë në konsideratë shitjen e mbrojtësit, çka e bën këtë operacion mjaft të vështirë për Barcelonën.

Interesi i Barcelonës për Pubillin dëshmon se Deco po kërkon një futbollist që mund t’i ofrojë Flickut zgjidhje në më shumë se një pozitë të repartit defensiv.

Teilen: