Sunday, 12. April 2026
Sport

Barcelona triumfon në Celta, i afrohet Realit

GS 09/11/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka shfrytëzuar barazimin e Real Madridit për t’iu afruar edhe më shumë kreut të tabelës në La Liga.

Pak orë pasi Reali barazoi në udhëtim, Barcelona si mysafire mposhti skuadrën e Celta Vigos.

Ndeshja e luajtur të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së 12-të në kampionatin spanjoll, përfundoi me shifrat 4:2 në të mirë të Barçës.

Përballja ishte e fortë dhe tejet interesante, sidomos në pjesën e parë ku u shënuan hiq më pak se pesë gola.

Sergio Carreira (11’) e Borja Iglesias (43’) ishin shënues për Celta VIgon, ndërsa golat për Barcelonën i realizuan vetëm dy futbollistë.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski realizoi “hat-trick” ku njërin prej tre golave, e shënoi nga penalltia kurse golin tjetër për Barcelonën e realizoi Lamine Yamal.

Në minutat shtesë të takimit, Barcelona mbeti me një lojtar më pak, pasi mesfushori Frenkie De Jong u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Tani, Barcelona ka 28 pikë dhe është e dyta në tabelë, të cilës i prinë Real Madridi me 31 pikë të mbledhura.

Teilen: