• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona u bën nder rivalëve, huazon mesfushorin spanjoll

07/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë është zyrtare. Oriol Romeu është kthyer te skuadra e Gironas.

Klubi katalanas njoftoi ardhjen e mesfushorit spanjoll, duke bërë të ditur se futbollisti u bashkohet klubit në formën huazimit.

Të hënën, Romeu u largua nga qendra e stërvitjes parasezonale të Barcelonës në Shtetet Bashkuara.

Në fakt, prej ditësh, shtypi spanjoll kishte raportuar tashmë një rikthim të mundshëm te Girona.

Oriol Romeu rikthehet te një ekip që e njeh mirë dhe ku ka kaluar formën më të mirë. Mesfushori 32-vjeçar luajti në sezonin 2022-2023, ku 34 paraqitjet që zhvilloi dhe dy golat që shënoi ishin të mjaftueshëm për t’i dhënë atij një shans te Barcelona.

Mesfushori do të nisë stërvitjet me skuadrën e Girona-s të martën.

Romeu kaloi periudhën më të madhe të karrierës së tij në Angli me skuadrën e Southampton, ku ishte për 7 vite pjesë e “The Saints”. Futbollisti ka qenë pjesë e moshave të përfaqësueses së Spanjës, por nuk debutoi asnjëherë me ekipin A.

Next Post

Gjermani-Francë dhe Serbi-SHBA, mësohen çiftet gjysmëfinale të basketbollit në Olimpiadë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.