• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona vendos sytë te talenti i Benfikës, Gonçalo Oliveira

03/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona po ndjek nga afër një prej talentëve më premtues të Benfikës. Bëhet fjalë për Gonçalo Oliveira-n, mbrojtës qendror 19-vjeçar, i cili ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve katalanas falë paraqitjeve të tij bindëse me ekipin B dhe stërvitjes së rregullt me skuadrën e parë të “shqiponjave”.

Sipas gazetës ‘Sport’, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar me agjentët e lojtarit, Carlos Gonçalves dhe António Casanova nga agjencia ProEleven, për t’u informuar mbi situatën e mbrojtësit. Megjithatë, burimet theksojnë se bëhej fjalë për një takim të shkurtër dhe jo për një negociatë konkrete, pasi katalanasit nuk kanë urgjencë për të përforcuar repartin e mbrojtjes.

Oliveira, një mbrojtës i majtë me gjatësi 1.80 m, ka kontratë me Benfikën deri në qershor të vitit 2029 dhe është vlerësuar si një nga talentët më të mëdha të akademisë së klubit luzitan. Deri tani, ai ka luajtur tri ndeshje me Benfikën B, duke shënuar edhe një gol, ndërkohë që përfshirja e tij në stërvitjet e ekipit të parë shihet si një hap i madh në zhvillimin e karrierës.

Barcelona, megjithëse nuk ka hapur bisedime konkrete, e ka vendosur 19-vjeçarin në radarin e saj për të ardhmen, duke parë te ai një investim të mundshëm afatgjatë.

Next Post

As një muaj në krye të Nottinghamit, Postecoglout i rrezikohet seriozisht pozita e trajnerit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.