• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona vihet në lëvizje, i ofron Bajernit titullarin e mesfushës për yllin gjerman

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joshua Kimish nuk është më ai futbollisti i paprekshëm te Bajerni i Mynihut, por mesa duket e njëjta situatë është edhe me Frenki De Jongun te Barcelona. Fakti që në fund të sezonit, të dyja këto skuadra kanë lajmëruar edhe ndryshimin e trajnerit, pa dyshim që merkato e tyre do të jetë shumë e turbulluar dhe drejtuesit janë vënë menjëherë në lëvizje.

de jong kimish

Nëse për disa janë gati që t’i blindojnë, ka edhe tratativa që pritet të ndezin të gjithë verën e ardhshme dhe njërën prej tyre pritet që ta marrë vetë në dorë presidenti Joan Laporta.

Ky i fundit duket se është një fans i mbrojtësmesfushorit gjerman dhe ka që në sezonin e kaluar që provon të bëjë të vetin Kimishin. Nëse deri vjet situata financiare në klub nuk e lejonte dhe ndoshta nuk e lejon as aktualisht, ideja e Laportës është ajo e një shkëmbimi të bujshëm.

Presidenti i katalanasve, duke njohur edhe dëshirën e Bajernit për Frenki De Jongun, është gati që t’i propozojë gjermanëve një shkëmbim kokë më kokë mes dy lojtarëve, duke qenë se në mesfushë Barcelona ndihet e mbuluar me talentet e saj dhe një lojtar si Kimish, që mund të bëjë dy role është më i nevojshëm sesa holandezi, i cili pa Ksavin ndoshta mund të humbë pikë te kuqeblutë. Tratativa ka nisur…

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Agim Ademi: Stadiumi “Rexhep Rexhepi” do jetë arenë e ndeshjeve ndërkombëtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.