• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelonën quajeni klubi i “fëmijëve”, 10 janë nën 23 vjeç

08/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga shenjat e identitetit të Barcelonës së re është përkushtimi total i klubit ndaj lojtarëve të rinj. Ishte një nga premtimet që Joan Laporta bëri gjatë fushatës së tij zgjedhore pasi “La Masía” mezi kontribuoi me lojtarë në ekipin e parë të Barçës për shumë vite.

asasasasaasas

Vetëm Serxhi Roberto u konsolidua në një periudhë prej më shumë se pesë sezonesh. Të gjithë trajnerët që Laporta ka pasur në këtë fazë të dytë të tij si president e kanë konfirmuar atë bast. Ronald Kuman solli disa të rinj, më pas vijoi Ksavi Hernandez, i cili u hodh në “La Masia” dhe tani Hansi Flik, i cili pavarësisht se është një trajner që nuk ka dalë nga Barcelona, ka vënë një bast të fortë për të rinjtë e klubit.

Qëndrimi i tij ndaj produktit të akademisë së klubit ka qenë befasues. Laporta njeh meritat e Flik “Ai e ka kuptuar se “La Masia” (Akademia) është thesari ynë dhe se është plot me lojtarë të mirë dhe ka qenë i guximshëm për t’i angazhuar ata në ekipin e parë. Kjo është diçka shumë e mirë për klubin. Jam i lumtur që ai ka vendosur të vërë bast te ata. Ai është një trajner që nuk kërkon justifikime. Ai e ka kuptuar se talenti i akademisë tonë është i madh”, tha Laporta të martën e kaluar në një konferencë për shtyp.

E PARA NË LISTË – Rezultati i këtij veprimi të kombinuar të tre trajnerëve të fundit të Barcelonës është përtëritja progresive e skuadrës së Barçës, e cila është bërë më e reja në elitën e futbollit spanjolle. Mosha mesatare e skuadrës aktuale është 24.1 vjeç. Ulja e moshës mesatare në krahasim me vitet e kaluara është e konsiderueshme. Në sezonin 2023-2024 mosha mesatare ishte 25.8 vjeç. Largimi i shumë lojtarëve veteranë ka qenë kyç. Këtë verë janë larguar Serxhi Roberto, Gyndoan, Markos Alonso dhe Oriol Romeu, të gjithë mbi 30 vjeç, përveç Zhoao Feliks dhe Kanselo që ishin të huazuar.

sdfdsffdsfsdfsfdsfsf

ARDHJA E TË RINJVE – Largimi i disa veteranëve është shoqëruar me ardhjen e shumë futbollistëve të rinj. Disa ishin në skuadër, por tani ata janë edhe më shumë se pjesë e ekipit të pare: Kubarsi, Lamin Jamal, Fermin Lopez, Mark Kasado, Mark Bernal si dhe nënshkrimet Dani Olmo dhe Pau Viktor. E gjithë kjo ka bërë që Barcelona të ketë aktualisht një nga skuadrat më të reja në historinë e saj, e cila parashikon një të ardhme premtuese. Në krahasim me klubet e tjera në Liga, Barcelona ka një moshë mesatare prej 2.4 vjet më të ulët se Reali i Madridit, ose katër vjet në krahasim me Atletikon e Madridit, e cila është një nga skuadrat me më shumë veteranë në përbërje.

JAMAL DHE KUBARSI – Përveç kësaj, skuadra e Barçës ka tre nga pesë lojtarët më të rinj në La Liga: Jamal, Kubarsi dhe Vitor Roke, me këtë të fundit që është huazuar në këtë sezon te Betis. Në total, Flik ka në dispozicion dhjetë lojtarë nën moshën 23 vjeç në ekipin e parë.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

‘Kishim që me Çekinë që nuk fitonim’, Asllani shpjegon zënkën me Manajn: E kam shumë shok, por sot më mërziti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.