Tuesday, 18. August 2026
Sport

Barcola mbetet jashtë skuadre te PSG, sulmuesi një hap larg kalimit te Liverpool

GS 18/08/2026 1 Min. Lesezeit

Liverpool vazhdon të këmbëngulë për transferimin e Bradley Barcola nga PSG. Sipas shtypit francez, sulmuesi anësor mund të lihet përsëri jashtë lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Luis Enrique për ndeshjen e radhës, çka do të thotë se largimi i tij është shumë afër.

Barcola qëndroi në tribunë gjatë ndeshjes së Superkupës së Francës kundër Lens, ku PSG humbi me rezultatin 1-0. Ai pritet të mbetet jashtë edhe për ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Stade Rennais.

Në një situatë të tillë, sulmuesi shumë shpejt mund të zyrtarizohet si një lojtar i ri i Liverpool, sapo dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë transferim. Pak ditë më parë PSG zyrtarizoi afrimin e sulmuesit spanjoll Ferran Torres.

Teilen: